Sport
Serie A vijon me rregullat e pandemisë, me pesë zëvendësime edhe sezonin e ri

Vendimi i emergjencës u prezantua për të parandaluar dëmtimet dhe lodhjen në periudhën e bllokimit pas COVID, kur ndeshjet luheshin në nxehtësinë e verës çdo tre ditë.
FIFA dha lejen që rregulli të vazhdojë për fushatën 2020/21, për shkak të rrethanave të pazakonta që vazhdojnë të ndikojnë në futboll.
“Lega Serie A ka kërkuar aplikimin e pesë zëvendësimeve gjatë sezonit 2020/21,” shpjegoi Gravina në një konferencë shtypi, shoqëruar nga Presidenti i FIFA Gianni Infantino.
“Prandaj mund të them sot që do të ketë pesë zëvendësime që nga fillimi i sezonit”.
Deri më tani, vetëm Premierliga në Angli ka hedhur poshtë mundësinë për të përdorur rregullin e pesë zëvendësimeve. /Lajmi.net/






















