Connect with us

Sport

Schelotto rrëfehet për pendimet në karrierë: Te Interi më kanë trajtuar keq

Published

on

Futbollisti 31-vjeçar, është rikthyer të flasë në lidhje me transferimin te Interi, ku tregon se mbeti shumë i zhgënjyer. Në një prononcim për faqen e gazetarit italian Gianluca Di Marzio, Schelotto kujton zhgënjimin e ti me mënyrën si shkuan gjërat në Milano duke u shprehur:

“E kam ndërgjegjen e pastër. Në jetë duhet të kesh respekt dhe tek Interi më kanë trajtuar keq. Shumë persona që janë akoma aty më kanë zhgënjyer. E kam grisur kontratën sepse nuk doja t’ia dija, por është një zgjedhje që nuk do ta bëja përsëri. Kam shumë respekt për tifozët dhe Morattin”.

”Drejtuesit e rinj që morën Interin, nisën një cikël të ri dhe më nxorën jashtë. Stramacioni më mori te Interi dhe bashkë me të larguan edhe lojtarët e afruar nga ai. Nuk është e mjaftueshme të veshësh fanellën e Interit për të qenë i madh. Duhet të jesh edhe si person i tillë, duke ndihmuar ata që të duan më shumë”, u shpreh ai ndër të tjera. /Lajmi.net/