Connect with us

Sport

Sarri gjen klubin e ri …. në Serie A!

Publikuar

Maurizio Sarri mund të rikthehet menjëherë në detyrë pas shkarkimit nga posti i trajnerit në Juventus.

Sarri e fitoi Scudetton me Bianconerët por u lirua nga posti për shkak të dështimit në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, interesimi për shërbimet e tij nuk mungon.

“Corriere della Sera” raporton se kryesia e re e Romës është duke konsideruar Sarrin për trajner të ri, transmeton lajmi.net.

Paulo Fonseca nuk e ka të sigurt konfirmimin në postin e trajnerit dhe Sarri mund të jetë pasardhës i tij. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK