Kosovë
Rusia në ofenzivë agresive, Pompeo thotë se “ka shansa përmbajtësore” që ata ta kenë kryer helmimin e Navalnyt

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se ka “shansa përmbajtësore” që helmimi i kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalnyt, të jetë urdhëruar nga zyrtarë të lartë rusë.
“Mendoj që njerëzit në mbarë botën e shohin këtë lloj veprimi për atë që është,” tha Pompeo. “Dhe kur shohin përpjekjen për të helmuar një disident, dhe e pranojnë se ka shansa përmbajtësore që kjo të ketë ardhur nga ndonjë zyrtar i lartë rusë, mendoj se ky nuk është lajm i mirë për popullin rus.”
Pompeo përsëriti se ShBA-ja me aleatët evropianë duan që Rusia të “mbajë përgjegjës ata që janë prapa këtij sulmi” dhe tha se Washingtoni po ashtu do të provojë t’i identifikojë keqbërësit, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.
“Është diçka për të cilin duhet të shikojmë, ta vlerësojmë, dhe të sigurohemi që të bëjmë punën tonë që të reduktojmë rrezikun që gjëra të tilla të ndodhin sërish.” – shtoi ai.
Presidenti Donald Trump ka thënë së fundi që nuk ka parë asnë provë se lideri i opozitës ruse është helmuar.
Moska së fundi ka hyrë në një ofenzivë agresive diplomatike në lidhje me rastin duke mohuar çdo përfshirje në helmimin e Navalnyt. Ministri i jashtëm i Rusisë e thirri ambasadorin e Gjermanisë dhe denoncoi “fushatën masive e të vijueshme të dezinformatave” që kishte për qëllim “të mobilizonte sentimentin e sanksioneve (ndaj Rusisë)”. /Periskopi
















