Connect with us

Lajme

Rrokulliset vetura në autostradën Shkup-Tetovë, tre të lënduar (FOTO)

Publikuar

me

Para pak çastesh ka ndodhur një aksiident trafiku në afërsi të qarkores Shkup – Tetovë afërsisht tek liqeni i Smilkovcës, njofton Televizioni Koha.

Vetura e tipit Volkswagen Touareg ka lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa është e lejuar dhe si pasojë ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur.

Nga ky aksiident jan lënduar tre persona dhe me anë të ndihmës së shpejtë janë dërkuar në spitalin klinik të Shkupit. Në vendngjarje kanë dalë edhe njësiti i zjarrëfiksëve për tu dhënë ndihmën e nevojshme.

Për momentin ekipet e policisë kanë dalë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rastit dhe të vërtetohet shkaku që çoi deri tek ky aksident./Tv Koha

Advertisement

MË TË LEXUARAT