Connect with us

Kosovë

Rrahmani i VV-së i sulet akademik Kujtim Shalës së LDK-së, i jep medalje “për hajni”

Publikuar

Deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, në fjalimin e sotëm në seancën e Kuvendit të Kosovës është marrë veçanërisht me z.Kujtim Shala, deputet i LDK-së. 

Këto sulme ndaj z.Shala vijnë pas përplasjeve të këtij të fundit me partinë që drejtohet nga z.Kurti.

Rrahmani e quajti z.Shala “akademik në thonjëza”, dhe madje shkoi aq larg sa tha se ai duhej dekoruar me medaljen e artë të klubit të hajnisë dhe korrupsionit, përcjell Periskopi.

Deputeti i ri i partisë së Kurtit përmendi disa nga të gjeturat e Raportit të Auditimit për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve derisa ajo drejtohej nga ana e z.Shala.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK