Connect with us

Kosovë

Rrahje mes disa personave në Prishtinë, arrestohen 3 persona

Publikuar

Para pak çastesh një rrahje masive ka ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë apo siç njihet ndryshe “te kafet e vogla”.

Ky incident ka bërë që aty të shihet një numër i madh i policëve, të cilët kanë arritur ta vënë situatën nën kontroll .

Po ashtu, nga kjo ngjarje ka edhe të arrestuar.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin në fjalë, derisa kanë treguar se 3 persona janë arrestuar.

“Sonte në ora 22:04, policia është njoftuar për një rrahje në rrugën ‘Fehmi Agani’ (te Kafet e Vogla). Njësitet policore kanë intervenuar dhe kanë sjellë në Stacionin Policor “Qendra” tre të dyshuar. Rasti është duke u trajtuar nga policia”, thanë nga Policia e Kosovës. 

NA NDIQ NË FACEBOOK