Connect with us

Sport

Rrahje masive në një ndeshje basketbolli në Ukrainë, i gjithë ekipi kundërshtar vrapoi pas një basketbollisti

Publikuar

Në fakt, dy skuadrat janë përfshirë në një përleshje masive fizike, ndërsa e gjithë ngjarja është xhiruar nga kamerat.

Njëri nga lojtarët e Odessas mori një goditje në kokë nga një basketbollist kundërshtar dhe tij i doli në mbrojtje një basketbollist amerikan dhe këtu nisi e gjitha.

Disa nga lojtarët u përpoqën ta qetësonin situatën, megjithatë kishte të tillë që nuk hiqnin dorë nga zgjidhja me dhunë.

Ndërsa në një moment, e gjitha skuadra e Ternopilit shihej duke vrapuar pas një basketbollisti të Odessas, i cili ikte nëpër palestër.

NA NDIQ NË FACEBOOK