Connect with us

Sport

Roma vazhdon të insistojë për Smalling

Publikuar

më

Është trajneri Paulo Fonsesa që dëshiron rikthimin e Smalling, pasi mbrojtësi impresionoi sezonin e kaluar te Roma.

Guardian raporton se oferta e parë e Romës për Smalling është refuzuar, me Manchester United që po kërkon 18.5 milionë euro, përcjell lajmi.net.

Smalling, që nuk ishte në skuadër të Manchester United për sfidën në EFL Cup kundër Luton natën e kaluar, ka zhvilluar 37 ndeshje konkurruese për Romën sezonin e kaluar.

30 vjeçari Smalling, gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellën e Fulham./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK