Sport
Roma synon transferimin e Fred

Calciomercato raporton se mesfushori brazilian është subjekt interesimi i Romës, përcjell lajmi.net.
‘Giallorosët’ dëshirojnë të sjellin brazilianin në huazim, me opsionin për ta blerë, me trajnerin Paulo Fonesca që po shikon të përforcojë skuadrën e tij para fillimit të sezonit të ri.
Fred ka edhe tre vite kontratë me Manchester United, por ardhja e Donny van de Beek, mund të bëjë që ai të humbas minutat te skuadra e Ole Gunnar Solskjaer.
Manchester United dhe Roma janë në bisedime edhe për mbrojtësin Chris Smalling./Lajmi.net/






















