Connect with us

Sport

Roma pranon ofertën, Under një hap larg transferimit në kampionatin anglez

Publikuar

Bëhet fjalë për fantazistin turk Cengiz Under i cili është vetëm një hap larg zyrtarizimit në klubin anglez, pasi drejtuesit e Leicester kanë arritur marrëveshjen me Romën, për një transferim që do të kapë shifrën e 25 milionë eurove.

Under iu bashkua Romës në verën e 2017-ës për shifrën e 14 milionë eurove dhe që atëherë ka luajtur 70 ndeshje me verdhekuqtë dhe ka shënuar 13 gola, por sezonin e fundit ka dalë jashtë planeve të trajnerit Fonseca dhe ka përfunduar në merkato.

Oferta e Leicester ishte më bindësja për verdhekuqtë e Romës, ndërsa tani pritet vetëm firma mbi kontratë nga ana fantazistit Under, që transferimi të kompletohet dhe turku të fluturojë drejt Britanisë. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK