Connect with us

Lajme

Rivaliteti BDI-BESA në ndarjen e pushtetit: Nëse BDI nuk lëshon pe, BESA bllokon sekretarin në Bujqësi

Publikuar

me

Emrat e zëvendësministrave neser ose më së voni të mërkurën do të duhet të dorëzohen në Qeveri.

Siç raportojnë mediat në gjuhën maqedonase, LSDM në eshallonin e dytë do të mbetet vetëm me 3 pozicione të zv ministrave dhe pjesa tjetër do të shkojë te partnerët më të vegjël të koalicionit që u shfaqën pasi ministritë pa portofol u shfuqizuan.

Sa i përket eshalonin të tretë, LSDM përpos që do të udhëheq me doganat dhe DAP, do të ketë poashtu edhe Hekurudhat dhe transporti dhe infrastruktura. E para është në listën e dëshirave të Billal Kasami. Pritjet e partnerit të koalicionit Zaev përfshijnë disa nga këto pozicione drejtori – Fondi Pensional, Postat, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Agjencia e Rinisë dhe Sporteve, Agjencia e Filmit, si dhe Inspektorati për Bujqësi, Tregi, Urbanizëm.

Një zyrtar i lartë nga BESA i ka thënë TV 24 se nëse BESA tërhiqet nga Komisioni i Çështjeve Evropiane, do të duhet të kompensohet me pozicione të drejtorive. I njëjti zyrtar thotë se ka njoftime nga partia e Bilall Kasamit se nëse kërkesat e tyre nuk pranohen dhe BDI kundërshton, Ministri i Bujqësisë i Besa do të bllokojë emërimin e Sekretarit shtetëror të BDI-së në Bujqësi.

Advertisement

MË TË LEXUARAT