Connect with us

Sport

Riijkard refuzon kombëtaren e Holandës

Publikuar

Riijkard ka pasur mundësinë të marrë drejtimin e kombëtares së Holandës, por ish trajneri i Barcelonës duket se nuk ka qenë gati.

Sipas raportimeve të ‘Sport’, holandezi ka refuzuar ta zëvendësojë Ronald Koemanin në stolin e ‘Tulipanëve’, transmeton lajmi.net.

Riijkard është i pensionuar dhe nuk ka qenë i interesuar që të rikthehet në punën e trajnerit.

KNVB kanë konsideruar atë si trajnerin ideal për punën, pasi ai drejtonte kombëtaren edhe mes viteve 1998 dhe 2000.

Riijkard do të vazhdojë të jetë i pensionuar nga puna e trajnerit. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK