Connect with us

Kosovë

Rexhep Selimi i ashpër me Agim Veliun: Dikur ju gjet qarja se u shkarkua për paaftësi, tash s’ka kush ta shkarkojë

Publikuar

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi e ka quajtur të paaftë dhe të papërgjegjshëm ministrin e Punëve të Brendshme Agim Veliun.

Selimi ka kritikuar ashpër ministrin Veliu pasi ky i fundit dha detaje nga rasti kur ushtria serbe kishte hyrë në territorin e Kosovës.

“Kemi një ministër krejt të paaftë për këtë punë, por po del të jetë është i papërgjegjshëm që sic thotë populli: As nuk din as nuk vet. Dikur ju gjet qarja, për  një nivel të tillë të paaftësisë dhe të papërgjegjësisë u shkarkua, tash s’ka kush e shkarkon”, ka thënë Selimi.