Connect with us

Kosovë

Reagon kryeministri Hoti për arrestimin e Salih Mustafës

Publikuar

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se duhet të tregohet maturi karshi situatës aktuale lidhur me Dhomat e Specializuara.

Ky reagim i Hotit vjen pas arrstimit të Sali Mustafës, ish-komandant i UÇK’së dhe ish-shef i Intelegjencës në FSK.

“Duhet të tregojmë maturinë si shtet. Dhomat e Spicalizuyara janë pjesë e drejtësisë së Kosovës dhe dueht t’i respektojmë. është tregu edhe më herët maturiteti në këto prcoese. Shpresoj se të gjithë ata janë të përfshirë t’i përgjigjen këtyre thirrjeve. Ta lëmë punën e drejtësisë në mënyrë të pavarur”, ka thënë Hoti në një debat.

Ndryshe, Sali Mustafa u arrestua mëngjesin e ditës së enjte. Familjarët e tij kanë thënë se nuk kanë qenë në dijeni lidhur me arrestimin e tij dhe se uk e kanë parë kur është marrë nga zyrtarët e EULEX.

NA NDIQ NË FACEBOOK