Sport
Rashica edhe më afër Aston Villas, kërkesat e Bremen po përmbushen nga anglezët

Ylli kosovar është në listën e dëshirave të Aston Villa, me skuadrën angleze që e sheh lojtarin si të duhurin për krahët e skuadrës.
Sipas raportimeve nga ‘DeichStube’, Bremen po vonon procesin me kërkesat e larta, por edhe këto pritet të marrin fund, transmeton lajmi.net.
Skuadra gjermane dëshiron 20 deri në 25 milionë euro për kartonin e lojtarit.
Thuhet se Aston Villa megjithatë do të dorëzohen dhe të nisin një ofertë prej 18 milionë funteve.
Pritet që marrëveshja të finalizohet së shpejti. /Lajmi.net/





















