Connect with us

Kosovë

Ramush Tahiri për Periskopin: Burgu, largimi nga politika – ja çka i ndodhi politikanit që i doli kundër Amerikës

Publikuar

Përplasjet e Lëvizjes Vetëvendosje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për marrëveshjen e Washingtonit vazhdojnë të komentohen me të madhe nga analistët, kritikët dhe qytetarët e thjeshtë të vendit.

Analisti politik, Ramush Tahiri, në një prononcim për Periskopin ka deklaruar se polemikat publike janë të panevojshme, të pamend dhe të dëmshme, madje edhe për vetë VV-në.

“Unë e kam një përvojë. Atëherë kur kryeparlamentari (Nexhat) Daci shprehu mospajtime me ambasadorin amerikan në Kosovë e dini çka ndodhi? Përfundimi ishte se Daci u shkarkua nga pozita e kryeparlamentarit dhe iu hap afera për ta futur në burg… shpëtoi vetëm me dënim me kusht dhe me një ndalesë të veprimtarisë politike.” – tha z.Tahiri.

Një përplasje e tillë me ShBA-të, thotë Tahiri, e ka tronditur LDK-në aq sa nuk ka arritur që ta marrë veten asnjëherë.

“Me mendu se politika amerikane nuk është parimore për Kosovën dhe Ballkanin e gjithashtu me mendu se ka dallime thelbësore mes Trumpit dhe Bidenit, apo mes Republikanëve dhe Demokratëve, për mendimin tim është mos me marrë vesh hiç në politikë – për të mos thënë se mund të kesh qëllime të mbrapshta që janë të cytura ose marrëzi burimore,” shtoi z.Tahiri për Periskopin.

Kujtojmë se Emisari Special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, haptas ka shkruar se Albin Kurti kishte qenë kundër çdo administrate amerikane në 20 vitet e fundit pasi ky i fundit paralajmëroi mos-respektim të marrëveshjes nëse vinte në pushtet. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK