Connect with us

Lajme

Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk heq dorë nga mësimi online, nxënësit kërcënojnë me bojkot

Publikuar

me

Ministria e Arsimit në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, ende nuk ka përgjigje lidhur me kërkesën e Unionit të Shkollave të Mesme për kthimin e nxënësve në shkolla më 1 tetor, të cilët paralajmëruan se në të kundërtën do të bojkotojnë mësimin online.

Nga Ministria kanë bërë të ditur se “të gjitha shkollat po përgatiten për të filluar vitin shkollor më 1 tetor. Me prani fizike do të nisin nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën. Të gjitha shkollat e tjera, të cilat nuk do t’i plotësojnë kushtet e parapara sipas protokolleve, mësimin do ta realizojnë nëpërmjet një platforme të vetme online ndërsa vlerësimi apo notimi do të bëhet me prani fizike”.

Nga 987 shkolla fillore dhe 132 të mesme sa ka gjithsej në Maqedoninë e Veriut, deri tani 34 shkolla të mesme dhe 79 fillore kanë paraqitur kërkesën për kthimin në shkolla. Por, nga Unioni i Shkollave të Mesme janë të vendosur se mësim me prani fizike duhet të ketë për të gjithë nxënësit, ashtu siç po veprohet në shumë shtete të rajonit dhe Evropës.

“Ne disa herë kemi thënë në opinion se në rast se kërkesat dhe propozimi ynë nuk pranohen, ne do të detyrohemi të shkojmë me hapat e fundit demokratik, si protestat, që edhe i mbajtën dhe hapi tjetër bojkoti i vitit shkollor nga 1 tetori”, ka deklaruar Bledin Hodai, kryetar i Unionit të Shkollave të Mesme.

.

Advertisement

MË TË LEXUARAT