Connect with us

Kosovë

Qeveria e Kosovës mblidhet nesër: A do të diskutohet lehtësimi i masave kundër koronavirusit?

Publikuar

më

Qeveria e Kosovës pritet që nesër të mbajë mbledhjen e radhës. Ndonëse ende nuk dihet se çfarë do të diskutohet, ministrat mund të flasin edhe për lehtësimin e masave kundër koronavirusitqeveri.

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti nesër pritet t’i mbledhë ministrat e vendit.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra e Kyreministrit. Sidoqoftë, aty nuk theksohet se çfarë do të diskutojnë qeveritarët.

Mbledhja e Qeverisë, pritet të fillojë nga ora 08:30, e aty nesër mund të diskutohet edhe lehtësimi i masave kundër koronavirusit.

Ka qenë vet ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili sot tha se pas analizimit të situatës do të dalin me një qëndrim.

Zemaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se shumë shpejt do të jetë gati “Spitali për COVID-19” me 500 shtretër, në Prishtinë, duke shtuar që janë në kontakt me OBSH’në lidhur me sigurimin e vaksinës.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 2 persona nga koronavirusi, 1 rast nga Spitali rajonal i Gjilanit dhe 1 rast nga Mjekimi Intensiv Qendror-COVID.

Gjatë së dielës, pozitivë me koronavirus janë konfirmuar edhe 61 raste, duke e çuar kështu numrin e të infektuarve në mbi 15 mijë, nga mbi 62 mijë mostra të marra.

Shqipëri30 minutes ago

Forumi “Platformë për Opozitën”, propozohen kandidatë të përbashkët në çdo bashki të vendit, diskutimet në tryezë!

Kosovë60 minutes ago

Adnan Azizi dënon sulmin ndaj familjarit të dëshmorit dhe hoxhës Fahrush Rexhepi: “Jo në emër të UÇK-së!”

Maqedoni60 minutes ago

Sofja e mban në pritje Shkupin, Filipçe shpërthen: “Nuk pres asgjë, do të aktrojnë si patriotë!”

Kosovë1 hour ago

Shefi i Policisë i kalon me vrull barrikadat te Kuvendi e befason pak një polic

Maqedoni2 hours ago

Thellohet “gropa” tregtare: Deficiti i Maqedonisë së Veriut arrin në 148,9 miliardë denarë

Shqipëri2 hours ago

EMRI/ Mori ryshfet për të ndihmuar një person me “arrest shtëpie” që të largohej nga banesa, AMP arreston efektivin e Policisë në Elbasan

Lajme3 hours ago

Daut Haradinaj: Shans historik për ta votuar shfuqizimin e Gjykatës Speciale, të ndërgjegjësohemi

Lajme4 hours ago

Kurtishi: Për të marrë rrogën, duhet të vish në punë, nuk shkon: edhe patriot edhe hajdut

Lajme4 hours ago

Këshilli Fiskal alarmon: Sistemi pensional nën presion – deficiti arrin 5.2% të PBB-së, reformat nuk mund të shtyhen

Lajme4 hours ago

Sulejmani: Punimet në gjimnazin “Sami Frashëri” në Kumanovë drejt përfundimit

Lajme4 hours ago

Mexhiti: Bulevardi “Cvetan Dimov” po kalon nga premtimi në realizim

Maqedoni5 hours ago

Arrestime të reja në Lotarinë Shtetërore, dy persona dyshohen për përvetësimin e 80 milionë denarëve

NA NDIQ NË FACEBOOK