Connect with us

Kosovë

Qeriqi tregon se çfarë shkruan në dokumentet që sot dikush i la para zyreve të OVL e UÇK’së

Publikuar

Një pako me 4 mijë dosje të Gjykatës Speciale ka arritur sot në zyrat e OVL’së së UÇK’së në Prishtinë. Deri më tani, nuk dihet kush e solli, megjithatë, brenda pakos kishte një letër në të cilën shkruante se gjatë ditëve në vijim do të arrijnë edhe 7 mijë dosje të tilla.

Kryetari i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhevdet Qeriqi, ka folur rreth këtyre dosjeve, duke thënë se aty gjinden emra të dëshmitarëve të mbrojtur. Ai ka thënë se në dosjet e dërguara në zyrat e OVL’së së UÇK’së në Prishtinë, thotë se gjenden shkembime të bisedave në mes  zyrtarë të lartë të Gjykatës Speciale dhe zyrtarëve dhe Prokurorisë se Serbisë. Ndërsa në mesin e dëshmitare ka burra dhe gra, thotë Qeriqi.

“Biseda në mes të zyrtarë të lartë të Gjykatës Speciale dhe zyrtarëve dhe Prokurorisë se Serbisë”, ka thënë Xhevdet Qeriqi për Klan Kosova.

Ai gjithashtu ka insistuar se Gjykata Speciale është produkt i shtetit të Serbisë.

Ndërsa, ka qenë kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK’së, Husni Gucati që ka njoftuar rret hkëtyre dosjeve.

“Dosjen e ka sjellë dikush sot në orën 09:15. Ka qenë me syze, me maskë dhe kapelë. Vetëm e ka lënë pakon dhe ka ikë. Në fillim jemi frikësuar se çka mund të ketë, pasi e kemi hapur me kujdes e kemi parë që ka material të Gjykatës Speciale”, ka thënë Gucati.

Duhet theksohet, se këto dosje ende nuk dihet nëse janë autentike(origjinale).

NA NDIQ NË FACEBOOK