Connect with us

Kosovë

Qëllohen dy policë në Louisville të ShBA-ve në protestat ndaj racizmit, shpallet Gj. Emergjente, vendoset ora policore

Publikuar

Dy policë janë qëlluar në protestat në ShBA pas vendimit për mos-akuzimin e asnjë zyrtari policor për vrasjen e Breonna Taylorit.

Znj.Taylor, 26 vjeçare, ishte një punëtore mjekësore e zezë, e cila u qëllua gjashtë herë pasi zyrtarët policorë i bastisën shtëpinë më 13 mars.

Gjykatësit në qytetin e Louisville-it vendosën për vetëm një akuzë minore ndaj njërit prej zyrtarëve policorë, për qëllimin e apartamentit fqinj, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Njëri polic ishte qëlluar nga të shtënat e të dashurit të znj.Taylor.

Dy policët e qëlluar të mërkurën nuk janë në gjendje rreziku për jetë dhe një i dyshuar tashmë është nën pranga.

Gjendja e Emergjencës është shpallur dhe Garda Kombëtare është vendosur në këtë vend. Po ashtu, është vënë në zbatim ora policore nga ora 9 e mbrëmjes e deri në 6 e 30 të mëngjesit.

Protesta në lidhje me rastin janë mbajtur edhe në New York, Washington, Atlanta dhe Chicago. /Periskopi