Lajme
Punësimet sipas çelësit etnik, Zaev: Barabarësia, pjesë e programit qeveritar

Sa i përket subvencionimit të punësimeve në baza etnike, Zaev theksoi se barabarësia është e përcaktuar qartë në faqen 39 në programin qeveritar, në pjesën ku bëhet fjalë për zhvillimin e barabartë rajonal, transmeton TVM2.
“Qytetarët janë të barabartë dhe barabarësia patjetër duhet përfaqësuar. Nuk mund të themi se jemi të barabartë nëse rajoni i Kumanovës ka më shumë të papunë, pastaj rajoni i Shkupit e kështu me radhë. Ajo do të thotë përkushtim i orientuar në rajonet ku ka më shumë të papunë.”,- theksoi kryeministri, Zoran Zaev.
Këto komente Zaev i bëri teksa ishte në inspektimin e punimeve në rikonstrumin e rrugës Butel – Luboten, i pari rikonstruim pas 28 vitesh.
















