Sport
PSG arkëton tri pikë të reja në Ligue 1, fiton në udhëtim kundër Nice

Skuadra e Thomas Tuchel, Paris Saint Germain, ka mposhtur Nice me rezultatin 0:3, shkruan lajmi.net.
Në këtë ndeshje u rikthye të luajë edhe Kylian Mbappe, i cili edhe hapi serinë e golave, duke u treguar i saktë nga penalltia, në minutën e 38’ të takimit.
Pak para se skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes për pauzën 15 minutëshe, Angel Di Maria shënoi për 0:2, për t’i dhënë më shumë qetësi skuadrës së tij.
Rezultatin final të takimit e vulosi Marquinhos, 25 minuta para fundit.
Me këtë fitore, PSG shkon në gjashtë pikë pas katër ndeshjeve, duke regjistruar 2 humbje dhe 2 fitore.
Nice mbetet po ashtu me gjashtë pikë, me rekord të njëjtë sikur PSG. /Lajmi.net/






















