Connect with us

Kosovë

PSD e habitur dhe e pakënaqur që qytetarët po e lavdërojnë kryeministrin Hoti për mirësjellje

Publikuar

më

Partia Social-Demokrate e Kosovës ka reaguar ndaj reagimeve që po bëhen për aksionin e sotëm nga dy aktiviste të saj, e ku përshtypje të mirë la mirësjellja e kryeministrit Avdullah Hoti.

Aktivistë të kësaj partie kanë protestuar sot në një tryezë ku kryeministri po fliste para përfaqësuesve të shoqërisë civile në lidhje me çështjen e dialogut. Ata duke fëshkëllyer hodhën pamflete ku shkruhej “qeveri patriarkale” ndërsa denoncuan heshtjen e qeverisë në lidhje me rritjen e rasteve të dhunës në familje – ku shumica prej viktimave po janë gra.

Ndërkohë, reagimi i mëpastajmë ka të bëj me mënyrën se si është pritur reagimi me mirësjellje nga kryeministri Hoti.

Hoti u duk fare i qetë dhe iu tha protestuesve se ishte në anën e tyre në lidhje me këtë çështje, shkruan Periskopi. Ai madje i tha të ulej edhe moderueses e cila po matej të dilte e të ballafaqohej me dy aktivistet.

PSD tash po deklaron se është naivitet të lavdërohet sjellja e kryeministrit.

“Eshte e vertete qe sjellja e Avdullah Hotit ishte shume me e qytetruar ndaj nje aksion-proteste ne krahasim me lideret e mehershem te institucioneve. Dhe kjo mund te na tregoj per kryeministrin si individ dhe sjelljen e tij si person.Aksioni gjate fjales se kryeministrit nuk ishte per personalitetin e Hotit, por ishte i drejtuar per udheheqesin e qeverise. ” – thuhet nga PSD.

Reagimi i plotë: 

Kryeministri matet me politika e veprime konkrete dhe kurrsesi me miresjellje

Eshte per t’u habitur sesi nje pjese e shoqerise e lavderon sjelljen e kryeministrit Avdullah Hoti ngaj dy aktivisteve te PSD-se qe ia nderprene fjalen per ta vene ne pah mungesen e veprimit institucional perkunder dhunes ndaj grave qe eshte shume me e shpeshte sesa raportimet qe i shohim dite pas dite.

Eshte e vertete qe sjellja e Avdullah Hotit ishte shume me e qytetruar ndaj nje aksion-proteste ne krahasim me lideret e mehershem te institucioneve. Dhe kjo mund te na tregoj per kryeministrin si individ dhe sjelljen e tij si person.

Aksioni gjate fjales se kryeministrit nuk ishte per personalitetin e Hotit, por ishte i drejtuar per udheheqesin e qeverise. Me qene i kenaqur me kryeministrin per shkak te “miresjelljes” se tij eshte naive. Ai eshte kryeminister dhe sjellja e tij matet me veprimet qe i bene si pushtet ndaj keqtrajtimit qe i behet grave cdo dite dhe ndaj cfaredo padrejtesie tjeter.

Fjalet e tij kur thote “e keni gjete personin e gabuar” tregojne me se miri per casjen e tij ndaj ketij fenomeni. Ai nuk e sheh veten fare pergjegjes per trajtimin e kesaj teme. E kush tjeter, nese jo qeveria, duhet me u marre me kete ceshtje i nderuar kryeminister?

Maqedoni19 minutes ago

Kaos në autobus në Draçevë: 27-vjeçari sulmon udhëtarët, shoferin dhe policët

Shqipëri49 minutes ago

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Lajme2 hours ago

Aksidenti përfundon me vdekjen e pasagjeres – ​​kosovari përballet me 6 vjet burg

Lajme2 hours ago

Bekim Qoku: Raporti i Progresit 2026 shënon përparim në funksionimin e Kuvendit

Maqedoni3 hours ago

Nuk iu bind urdhrit të policisë, goditi veturën zyrtare dhe sulmoi policët në Likovë, kallëzohet penalisht 27-vjeçari

Kosovë3 hours ago

Aleanca: Raporti i Progresit vulosi dështimin gjashtëvjeçar të qeverisë

Maqedoni3 hours ago

Komisioni Evropian (KE) raportoi protestat per provimin e jurisprudences në gjuhën shqipe, të drejtat gjuhësore dhe perfagesimi i drejtë mbeten problem

Shqipëri3 hours ago

Veliaj letër nga qelia: Turp që merresh me internime, nuk jam financues i protestave

Bota4 hours ago

Zv.Presidenti amerikan e “gjen” fajtorin për humbjen e Republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit

Maqedoni5 hours ago

Përparim Bajrami doli nga paraburgimi! Avokati Millanov thotë se nuk ka pasuri në emër të tij: Garancia e ofruar është patundshmëri e babait të tij dhe një të afërmi

Shqipëri5 hours ago

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë, PD reagon dhe akuzon: Raporti konfirmon dështimet e Qeverisë! Cenim i demokracisë dhe të drejtave të opozitës

Maqedoni5 hours ago

Venera Azizi: Bllokohen edhe 104 faqe të bixhozit online, numri arrin në 462

NA NDIQ NË FACEBOOK