Connect with us

Kosovë

Protestuesit indigjenë rrëzojnë statujën e konkuistadorit në Kolumbi

Publikuar

më

Protestuesit indigjen në Kolumbi kanë rrëzuar statujën e konkuistadorit spanjoll Sebastian de Belalcazar në qytetin jugperëndimor të Popayanit.

Policia po vështronte derisa anëtarët e komunitetit Misak përdorën litarët për ta rrëzuar figurën e de Belalcazarit, i cili e kishte themeluar qytetin në vitin 1537.

Liderët indigjenë thanë se ai përfaqësonte pesë shekuj të gjenocidit dhe skllavërisë, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Kryetari i Popayanit ndërkohë tha se ky ishte një akt dhune kundër një simboli të një qyteti multikulturor.

De Belalcazari kishte udhëhequr shumë ekspedita në pjesët veri-perëndimore të Amerikës Latine, duke themeluar madje edhe atë që sot është kryeqyteti i Ekuadorit, Kuiton.

Komuniteti Misak fajëson konkuistadorin për vrasjet e para-ardhësve të tyre dhe për grabitjet e tokave.

Rrëzimi i statujave që kishin lidhje me skllavërinë dhe kolonializmin ka qenë ndër veprimet më popullore të protestave të Black Lives Matter në ShBA dhe Evropë. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK