Sport
Presidenti i Atletico Madridit ka një mesazh për Lionel Messin

Suarez këtë afat kalimtar ka ndërruar skuadër, dukem u larguar nga Barcelona në drejtim të Atletico Madrid.
Uruguaiani ka debutuar në fundjavë për Atleticon në fitoren 6:1 ndaj Granda, duke shënuar dy gola.
“Nëse vërtet dëshironi diçka, gjithçka është e mundur… Nëse Leo Messi dëshiron të luajë përsëri me Luis Suarezin, le të vije te ne”, ka deklaruar Cerezo, përcjell lajmi.net.
Lionel Messi dhe Luis Suarez kanë luajtur për gjashtë vite së bashku te Barcelona, duke fituar të gjithë titujt e mundshëm në aspektin ekipor./Lajmi.net/





















