Connect with us

Lajme

“Populli turk i varrosi në tokë ose i hodhi në det!” Turqia njofton lëvizjen më të fundit, çfarë pritet të ndodhë në brigjet e Qipros?

Publikuar

Turqia ka njoftuar stërvitje ushtarake në brigjet e Qipros duke nisur nga e diela. Kështu ka bërë me dije Ministri turk i Mbrojtjes, që ka njoftuar për një seancë stërvitore të shkollave ushtarake.

Sikurse bën me dije Ankaraja, kjo stërvitje që do të zgjasë deri të enjten dhe do të përfshijë elementë të forcave ajrore, atyre detare dhe ushtrisë.

Ky njoftim vjen pas një situate jo të qetë mes dy vendeve, lidhur me pretendimet në Mesdheun Lindor, apo kërkesat e Greqisë për shtrirje në 12 milje në Egje.

Greqia hodhi poshtë një ditë më parë deklaratën e sekretarit të Natos, se mes vendeve kishte nisur dialogu. Përfaqësuesi i qeverisë greke, Stelios Petsas tha se ka vetëm bisedime teknike, por jo dialog.

“Çdokush që ka një post publik duhet të veprojë me seriozitet dhe përgjegjshmëri për pozicionin që mban. Dhe Sekretari i Përgjithshëm i NAtos ka një pozicion të rëndësishëm”, deklaroi ai.

Por nga ana tjetër nuk ka qenë aspak e qetë retorika e Erdogan gjatë një fjalimi në ceremoninë e diplomimit të studentëve në Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes.

“Ata që e sulmuan pavarësinë tonë një shekull më parë, populli turk i varrosi në tokë ose i hodhi në det. Ata që shënjestruan flamurin tonë dhe lutjet tona, kur ishin duke kërkuar një rrugë për të dalë nga ky presion, ekzekutuan tre kryeministra, dy ministra dhe një gjeneral. Shpresojmë të mos bëjnë të njëjtin gabim sot dhe të mos paguajnë të njëjtin çmim”, u shpreh Erdogan.

.

Shqipëri11 minutes ago

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

Bota42 minutes ago

Gatishmëria e Vuçiq për varrim “civilizues” të Mlladiqit, Bruksel thotë se glorifikimi i kri’minelëve s’ka vend në BE

Bota43 minutes ago

Ministrja serbe e Energjisë thotë se SHBA’ja ia ka zgjatur edhe për një muaj NIS’it licencën e punës

Maqedoni2 hours ago

Ademi: 3 goditje në një ditë – Mbyllet paralelja në shqip, 9 shqiptarë nga 310 te pranuar në Akademi dhe glorifikohet krimineli i luftës Mlladiq

Shqipëri2 hours ago

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

Lajme3 hours ago

Reagon VLEN: Dënojmë glorifikimin e kriminelëve të luftës

Shëndetësi4 hours ago

Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

Lajme4 hours ago

Mexhiti: Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë mbetet një urë e fortë bashkëpunimi

Maqedoni4 hours ago

Policia e arreston suedezen në “Tabanoc”, voziste veturën me 175 km/h

Lajme4 hours ago

Thaçi: Mickovski sillet si të jetë kryeministër vetëm i maqedonasve, i ka harruar shqiptarët

Shqipëri5 hours ago

Vetëm 9 studentë shqiptarë në Shkollën e Policisë në Shkup, opozita shqiptare akuzon qeverinë për diskriminim

Kosovë6 hours ago

“Nëse dëshiron, mund ta bëj më institucional…”, Haxhiu me inteligjencë artificiale shkruan komunikatën për gjeneralët e rinj

NA NDIQ NË FACEBOOK