Connect with us

Sport

Policia e Reykjavikut përfshihet në incidentin e Greenwood dhe Foden – ja sa mund të dënohen lojtarët e Anglisë

Publikuar

Dy lojtarët e kombëtares së Anglisë janë përfshirë në një incident jo shumë të zakontë.

Yjet anglezë kanë futur në dhomat e hotelit të tyre dy vajza të Reykjavikut, duke bërë që të shkelen kështu të gjitha ligjet.

Në rastin në fjalë është përfshirë edhe policia lokale, transmeton lajmi.net.

Sipas raportimeve në Islandë, dy lojtarët e Anglisë mund të dënohen me nga 275 deri në 1375 mijë funte.

Gjithë rasti ka ndodhur gjatë kohës kur kombëtarja e Anglisë udhëtoi në Islandë për ndeshjen e Ligës së Kombeve. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK