Connect with us

Kosovë

Policia e Kosovës kërkon ndihmë për kapjen e këtij personi

Publikuar

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Kushtrim Halitit nga Peja. I njëjti po kërkohet për veprën penale “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia Rajonale e Pejës ka bërë me dije se ka siguruar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Pejë për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit të kërkuar, me qëllim arrestimin e tij.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesë.

NA NDIQ NË FACEBOOK