Connect with us

Sport

Po ndodh – Memphis Depay drejt Barcelonës, lojtari nuk i përgjigjet Lyonit

Publikuar

Ylli holandez, Memphis Depay, vazhdon të lidhet me një kalim të mundshëm te skuadra e Barcelonës.

Lojtari i skuadrës së Lyon dhe kombëtares së Holandës thuhet të jetë në listën e dëshirave të Ronald Koeman, i cili së fundmi mori drejtimin e Barcës.

Sipas raportimeve nga ‘RMC Sport’, Lyon janë gati të shesin Memphis Depay, transmeton lajmi.net.

Kjo për arsye pasi që lojtari nuk i është përgjigjur deri më tani ftesave të klubit për rinovim kontrate dhe skuadra nuk dëshiron ta humb atë si lojtar të lirë gjatë verës tjetër.

Mbetet të shihet nëse Depay do të kalojë gjatë kësaj vere te Barcelona. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK