Connect with us

Lajme

“Po digjet Kur’ani, po fyhet Profeti”, kryeministri i Pakistanit: Ç’po ndodh?

Published

on

Kryeministri pakistanez Imran Khan bëri thirrje në një fjalim virtual para Asamblesë së Përgjithshme të KB për të luftuar Islamofobinë dhe kritikoi revistën satirike franceze Charlie Hebdo, në një fjalim të regjistruar disa ditë para sulmit të kryer të premten në Paris.

Kryeministri pakistanez paralajmëroi për vazhdimin e trendit të Islamofobisë dhe tha se “myslimanët janë ende shënjestra në shumë vende, pa u ndëshkuar plotësisht”. “Faltoret tona po shkatërrohen, profeti ynë po fyhet, Kur’ani i shenjtë po digjet … dhe e gjithë kjo në emër të lirisë së fjalës,” tha Imran Khan

“Trazirat në Evropë, duke përfshirë botimin e karikaturave sakrilege në revistën Charlie Hebdo, janë shembuj të fundit,” tha ai. “Provokimet e ndërgjegjshme dhe nxitja e urrejtjes dhe dhunës duhet të ndalohen botërisht,” tha ai. /tesheshi.com/

.

NA NDIQ NË FACEBOOK