Connect with us

Lajme

“Peshqit e mëdhenj” të Maqedonisë Veriore: E dyta grua në qeli, ajo që shqiptarët i dukeshin indianë!

Publikuar

Asnjë tolerim për ish-ministres e Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Gordana Jankullovska. Ajo, një emër i njohur i politikës së Shkupit në 20 vitet e fundit, personazh i epokës “Gruevski”, u “plas në qeli” pas një dënimi me 4 vite burg për dosjen “Tanku” – një Mercedez 600 mijë eurosh, blerë n ga Gruevski kur ishte në pushtet.

Vuajtjen e dënimit ajo e kishte shtyrë deri në vendimin përfundimtar në Gjykatën e Apelit, e cila ditë më parë hodhi poshtë ankesën e saj.

Gordana Jankullovska është zyrtarja e parë e qeverisë së mëparshme që përfundon prapa hekurave.

Ajo është vendosur në karantinë në repartin e pritjes për të paktën pesëmbëdhjetë ditët e ardhshme, periudhë gjatë së cilës do të bëhen vlerësimet e sigurisë, përpara se të transferohet në një qeli me të dënuarit e tjerë, raporton REL.

Kujtojmë se Gordana Jankullovska ishte pjesë e “Bombave përgjuese” të Zaevit, në kohën kur ky i fundit ishte në opozitë.

Në disa nga bisedat e publikuara në vitet 2013-2014, Jankullovska dëgjohej duke fyer shqiptarët, me etiketimin pezhorativ si “indianë”.

Në një nga bisedat e publikuara, ajo kishte pranuar se në burg po qëndronin pa asnjë faj mbi dhjetë banorë shqiptarë të Sopotit në Kumanovë, të akuzuar për shpërthimin e një mine në këtë fshat nga e cila kishin humbur jetën dy pjesëtarë të NATO-sShkuarja në burg e Jankullovskas, pra një personazh grua, pason atë të një tjetër gruaje që si “peshk i madh” përfundoi në qeli në Maqedoni. Ishte kryeprokurorja speciale Katica Janeva, e cila dhe ajo u përfshi në një aferë korrupsioni.

Në Shqipëri, diçka e tillë, është ende larg të ndodhë.

.

Maqedoni50 minutes ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri1 hour ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme2 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni3 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri3 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme4 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë4 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme4 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni4 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni5 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

Kosovë5 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

Shqipëri5 hours ago

Trump zbulon marrëveshje aksionesh me vlerë miliona dollarë në industrinë e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale!

NA NDIQ NË FACEBOOK