Sport
Përsëri lëndim për Zaniolo, përsëri probleme me gjurin

Lojtari premtues i Italisë, Nicolo Zaniolo, pak muaj pasi u rikuperua nga lëndimi, ka pësuar një tjetër goditje.
Ylli i Romës, në ndeshjen ndaj Holandës u largua me lot në sy, pasi pësoi lëndimin e radhës, transmeton lajmi.net.
Me shumë gjasë, lojtari ka dëmtuar përsëri ligamentet e gjurit, problem i njëjtë që vuante së fundmi.
Rikthimi i Zaniolo ishte gëzimi më i madh për Roberto Mancini, por duket se nuk është e thënë që mesfuhsori me tipare ofensive të paraqitet në Euro 2020. /Lajmi.net/






















