Connect with us

Ndryshe

Përplasja në Mesdhe/ Cili shtet ka fuqi më të madhe ushtarake, Turqia apo Greqia? Njihuni me faktet interesante

Publikuar

më

Turqia dhe Greqia janë thuajse në një rivalitet të madh të përhershëm me njëri-tjetrin për territoret, ndërsa situata e fundit ka bërë që të shqetësohet edhe NATO, organizmi ku të dyja shtetet janë tashmë pjesëmarrëse.

Në këto rrethana, kreu i NATO-s, Stolteberg ka filluar negocimin e një marrëveshjeje mes liderëve grekë dhe turq për të arritur në një pikë të përbashkët në lidhje me ishujt dhe pasuritë në detin Egje.

Gjëja për të cilën frikësohen shumë persona është se mes dy shteteve mund të nisi përplasja ushtarake. Një degradim i situatës do të ishte katastrofik për rajonin ku bëjnë pjesë shteti turk dhe ai grek. Por cila është fuqia ushtarake që kanë Greqia dhe Turqia nëse do të niste një luftë e mundshme?

Edhe pse Greqia ka bërë disa blerje me rëndësi të pajisjeve ushtarake, sërish kapacitetet e Turqisë në njerëz sidomos janë shumë të mëdha. Sidoqoftë, edhe Athina ka avantazhet e saj në pika të caktuara, po ashtu edhe Ankaraja.

Turqia është një shtet që ndodhet gjeografikisht në Lindjen e Mesme, me një pjesë të saj në Ballkan. Greqia është shtet ballkanik. Në rang global, fuqia ushtarake e Turqisë është e 11-ta, ndërsa e Greqisë në vend të 34.

Popullsia e Turqisë është mbi 81.2 milionë banorë, ndërsa e Greqisë më shumë se 10.7 milionë. Turqia ka më shumë se 35 milionë burra të aftë për luftë, ndërsa Greqia ka mbi 4 milionë burra që mund të luftojnë.

Aktualisiht, në ushtrinë turke janë 355 mijë persona që shërbejnë, ndërsa në ushtrinë greke 200 mijë. Turqia ka 380 mijë forca rezerviste për luftë, ndërsa shteti grek 550 mijë. Turqia ka 2622 tanke luftarake, kurse Greqia 1355. Ankaraja ka 8777 mjete të blinduara ushtarake, kurse Athina ka 3691 të tilla.

Sa i përket artilerive vetë-lëvizëse, Turqia ka 1278 të tilla, ndërsa Greqia ka 547. Artileri tërheqëse Turqia ka 1260, ndërsa Greqia 463. Raketa projektorë Turqia ka 438, ndërsa Greqia 152 të tilla. Turqia ka gjithsej 1055 avionë, kurse Greqia 566. Avionë luftarakë Turqia ka 206, ndërsa Greqia ka 187. Avionë sulmues Turqia nuk ka, kurse Greqia ka 7. Avionë transportues Turqia ka 80 të tillë, ndërsa Greqia 15.

Turqia ia kalon edhe për helikopterë Greqisë, pasi ka 497 të tillë, ndërsa Athina posedon 231 të tillë. Ndërsa helikopterë sulmues Turqia ka 100, e Greqia posedon 29. Turqia ka 146 anije lufte, ndërsa Greqia posedon 116. Patrulla bregdetare Turqia ka 35, ndërsa ka edhe Greqia.

Lehtësisht kuptohet nga shifrat se nëse do të niste një luftë mes këtyre dy shteteve, Ankaraja ka një përparësi të dukshme. Mirëpo, Greqia nga ana tjetër ka disa baza ushtarake amerikane në vend, si dhe ka mbështetje më të madhe të fqinjëve, ç’ka do ta ndërlikonte situatën për të kuptuar se cila fuqi fiton./BW

Lajme4 minutes ago

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim

Maqedoni1 hour ago

Mickoski nga OKB-ja: NATO dhe BE mbeten objektivat strategjikë

Shqipëri2 hours ago

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Lajme3 hours ago

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Maqedoni4 hours ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri5 hours ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme6 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni7 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri7 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme8 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

Maqedoni9 hours ago

Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Shqipëri9 hours ago

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

NA NDIQ NË FACEBOOK