Connect with us

Sport

Përforcimi i ri i Milanit mbërrin në aeroport: Jam shumë i lumtur!

Publikuar

Brahim Diaz së shpejti do të jetë zyrtarisht futbollist i ri i Milanit.

Sulmuesi i Real Madridit ka arritur marrëveshje për huazim në San Siro, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Diaz ka mbërritur në aeroportin e Milanos, transmeton lajmi.net.

“Jam shumë i lumtur, Milan është një klub i madh. Forza Milan gjithmonë”, deklaroi ai para gazetarëve italianë.

Diaz pritet t’u nënshtrohet testeve mjekësore para nënshkrimit të kontratës me klubin e tij të ri. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK