Sport
Për këtë super pasim të Granit Xhakës po flasin të gjithë

Një paraqitje për t’u duartrokitur ajo e helvetëve, ku vlen të veçohet emri i Granit Xhakës. Mesfushori shqiptar ka treguar klas të pastër nga këmbët e tij, duke dhuruar pasime perfekte.
Aksioni i golit nis pikërisht nga kapiteni i Zvicrës, që nga mesfusha jep një top të mrekullueshëm për Embolo. Ndërkohë ajo që ka mahnitur të gjithë tifozët është ajo çfarë shpik nga këmbtët e tij në minutat e fundit të lojës.
Një top i goditur me pjesën e jashtme të këmbës që rezulton i koordinuar në perfeksion për shokun e tij të skuadrës që ndodhej në krah. Një pasim që të lë me gojëhapur dhe tregon pastër aftësitë dhe vlerat e mëdha të Xhakës. Nuk kanë munguar gjatë ndeshjes as goditjet e tij nga distanca, duke vënë në provë bashkëlojtarin e tij te Arsenal, Bernd Leno. /Lajmi.net/
That pass from Xhaka
pic.twitter.com/t8w0z29BJs
— ᴺⁱᶜᵏ ᶠᵒʳᵈ (@Nick_ford82) September 6, 2020






















