Kosovë
Pejë: Aksident mes një veture dhe një motoçiklete, një person i lënduar rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Pejës” në Pejë.
Si pasojë e këtij aksidenti një person ka marrë lëndime trupore.
Në aksident kanë qenë të përfshira një automjet dhe një motoçikletë.
Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova.
” Rreth orës 20:10 në rrugën “Lidhja e Pejës”, ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës. Për shkak të gjendjes është transferuar për në QKUK”.






















