Connect with us

Tech & Auto

Pas marrëveshjes për mospërdorimin e pajisjeve 5G, a do të funksionojë Iphone 12 në Kosovë?

Publikuar

me

Modeli më i ri i telefonave të mençur do të vijë nga kompania Apple me Iphone 12.

Modeli i ri i Iphone nuk do të lasnohet në muajin shtator, siç ka bërë gjithmonë Apple me modelet paraprake, pasi që data e lansimit është shtyrë për në mesin e muajit tetor, transmeton Klan Kosova.

Ky tip i modelit të ri të telefonit të mençur pritet të vijë me katër modele: Iphone 12 do të jetë me një madhësi prej 5,4 inch (13,7 cm), Iphone 12 max 6,1 inch (15,5 cm),Iphone Pro 6,1 inch (15,5 cm)  dhe Iphone 12Pro Max 6,7 inch ( 17 cm).
Hapësira e Iphone 12 do të jetë 64 G, kamera 12 Megapixel, do të ketë bateri prej 3210 mAh dhe do të jetë me 6 GB ram.

Gjithashtu Iphone 12 do të vijë me specifikën më të re, atë të internetit 5G. Me këtë specifikë të re, nuk është ende e qartë se a do të funksionojë ky tip telefoni në Kosovë, pasi që pika nëntë e marrëveshjes Kosovë-Serbi e firmosur në Washington më 4 shtator thotë se “të dy palët do të ndalojnë përdorimin e pajisjeve 5g të furnizuar nga shitës të pabesueshëm në rrjetet e tyre të komunikimit. Kur pajisjet e tilla janë tashmë të pranishme, të dy palët angazhohen për heqjen dhe përpjekjet e tjera të ndërmjetësimit në kohën e duhur”.

.

Advertisement

MË TË LEXUARAT