Connect with us

Sport

Pas betejës me depresionin, Ilicic kthehet në stërvitjet me Atalanta

Publikuar

Ylli slloven, Josip Ilicic, tash e disa kohë ka qenë larg skuadrës së Atalanta, pasi përballej me probleme personale.

Lojtari vuante nga depresioni, por sot, pas gjashtë javëve, është kthyer në ambientet e skuadrës, përcjell lajmi.net.

Ilicic, i cili ishte në mesin e më të mirëve tek Atalanta, thuhet se po merr ndihmë profesionale për t’i kaluar këto probleme.

Mbetet të shihet nëse mesfushori kreativ do të arrijë të kthehet në formën që e kishte sezonin e kaluar. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK