Connect with us

Sport

Partneri i ri sulmues i Ronaldos për ndeshjen Juventus – Sampdoria

Publikuar

Dejan Kulusevski është duke shtuar shanset e tij në formacionin bazë të Juventusit.

“Sky Sport” raporton se përforcimi i ardhur nga Parma është kandidat për formacionin titullar në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Serie A kundër Sampdorias, të dielën transmeton lajmi.net.

Reprezentuesi suedez pritet të jetë partner sulmues i Cristiano Ronaldos në mungesë të Paulo Dybalas, i lënduar, dhe gjendjes jo të mirë fizike të Douglas Costa.

Bianconerët vazhdojnë të jenë në kërkim të një sulmuesi të ri pas largimit të Gonzalo Higuain i cili është në prag të finalizimit të transmetimit në Inter Miami në SHBA. /Lajmi.net/