Connect with us

Kosovë

Paralajmërimi për protesta, Hoti takon përfaqësuesit e Sindikatës së Policisë së Kosovës

Publikuar

më

Përfaqësuesit e Sindikatës së Policisë së Kosovës janë takuar sot me kryeministrin Avdullah Hoti, ministrin e MPB’së Agim Veliu dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Rashit Qalajn

  1. Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar se në këtë takim është folur për kërkesat dhe pakënaqësitë e policëve.

“Me datë 16.09.2020, Këshilli Drejtues i Sindikatës së PK-së, ka mbajtur takimin e paralajmëruar për ta vlerësuar përmbushjen e kërkesave të cilat janë të drejtuar kohë më parë Qeveris të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Marrë parasysh takimin e realizuar sot me Kryeministrin Z.Avdullah Hoti, Ministrin e MPB Z. Agim Veliu dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Z. Rashit Qalaj, morëm zotim për realizimin e kërkesave  të lajmëruara ditë më parë nga Sindikata e Policisë së Kosovës”, thekson njoftimi.

NA NDIQ NË FACEBOOK