Connect with us

Kosovë

Pacolli thirrje Dritan Abazoviqit: Mos e formoni Qeverinë e cila do ta çnjohë Kosovën

Publikuar

më

Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli po thotë se Dritan Abazoviqi nuk mund ta ndalë qëllimet koalicionit të ri qeverisës në Mal të Zi që kanë për Kosovën.

Abazoviq kishte thënë se do të largohet nga qeveria nëse kërkohet çnjohja e Kosovës, por kjo gjë Pacollit po i duket se nuk mund të arrihet dhe se bën thirrje ndaj ti, që të mos e formojë qeverinë, sepse sipas kryetarit të AKR’së do të ndodhë çnjohja e Kosovës si shtet.

“Zotni Dritan Abazoviq kishte deklaruar se nëse qeveria e re do të tentonte të tërheq njohjen e Kosovës nga Mali i Zi, ai do të largohet nga qeveria.
Zotni Abazoviq, nëse ju e mundësoni formimin e kësaj qeverie, ju nuk mundeni në asnjë menyrë me ndal qëllimin që ka koalicioni i juaj ndaj Kosovës”, ka shkruar Pacolli.

Shkrimi i Pacollit:

Zotni Dritan Abazoviq kishte deklaruar se nëse qeveria e re do të tentonte të tërheq njohjen e Kosovës nga Mali i Zi, ai do të largohet nga qeveria.
Zotni Abazoviq, nëse ju e mundësoni formimin e kësaj qeverie, ju nuk mundeni në asnjë menyrë me ndal qëllimin që ka koalicioni i juaj ndaj Kosovës. Ata, pos tjerash do të tërheqin edhe njohjën e Kosovës e ju nuk do të jeni ne gjendje, me daljën e juaj nga qeveria me e parandalu këtë ngase do te jetë vonë.
Mos e bëni këtë ju lutem se dëmi që do t’i behej Kosovës në rend të parë ka me qenë i pariparueshëm. Përgjegjësija e juaj, në këtë rast është e madhe.

NA NDIQ NË FACEBOOK