Sport
Ousmane Dembele vonohet në stërvitje… sërish

23-vjeçari u paraqit në terrenin e Barcelonës në orën 10:15 kur kufiri i kohës për të qenë aty është 10:00, pasi Ronald Koeman dëshiron që ata të jenë të pranishëm një orë para fillimit të seancës.
Dembele ka pasur probleme me disiplinën më parë dhe ka qenë vonë në seanca në më shumë se një rast këtë edicion dhe në ato të mëparshme. Në fakt, ka pasur një rast gjatë sezonit 2018/19 kur ai ishte në gjumë dhe nuk u paraqit në stërvitje.
Koeman është një trajner i rreptë që i kushton shumë rëndësi disiplinës dhe rregullimeve të grupeve, pasi ai beson se kjo ndihmon ekipin në planin afatgjatë.
Dembele deri më tani nuk ka qenë në gjendje ta garantojë vendin në formacionin startues të Koeman, me Lionel Messi, Philippe Coutinho, Ansu Fati dhe Antoine Griezmann që startuan në takimin e parë ndaj Villarreal.
Ish-anësori i Borussia Dortmund hyri në vend të Ansu Fati në minutën e 70′. /Lajmi.net/






















