Sport
Odegaard rezulton negativ në testin e dytë për COVID-19

Klubi spanjoll ngurroi të njoftonte zyrtarisht pasi po priste rezultatin e testit të dytë, për të qenë më të sigurt nëse norvegjezi është i infektuar.
Dhe tani përgjigja e testit të dytë është publikuar, derisa Odegaard ka rezultuar negativ.
Tejet e çuditshme për faktin se vetëm një ditë më parë, talenti i Realit doli pozitiv.
E gjithë skuadra është testuar dhe rezultatet ende nuk janë bërë publike për pjesën tjetër të skuadrës. /Lajmi.net/






















