Lajme
“Objekti pa leje” në Strugë, pronari nuk tregon dokumentet?!

Vite më parë ishte ky objekt, por me kalimin e viteve i njëjti u rrënua nga pronari dhe tash është ndërtuar objekt i ri.
Burime të portalit News33 thonë se pronari ka vetëm leje për rikonstruimin e objektit të vjetër por jo edhe leje për ndërtim të objektit të ri. Shtojnë se pronari gjithashtu nuk e ka të zgjedhur edhe çështjen pronsoro-juruidike. Se objekti është pa leje e tha edhe Shpëtim Pollozhani nga sektori civil.
Por pronari i objektit Krste Bllazhevski tha se ka dokumentacionin për ndërtim, por edhe pse insistuam,nuk na e tregij të njëjtin.
Shkuam edhe në komunën e Strugës, për tu interesuar rreth lejes për ndëetim kërkuam inspektoriatin e ndërtimin po edhe kryetarin, por nuk e gjetëm asnjërin. Për kryetarin nga komuna na thanë se është i sëmurë.
Ndryshe, burime të portalit News33 thonë se objekti, që supozohet të jetë pa leje ndërtimi është në lokacion i cili është nën mbrojtje të UNESCO-së.

















