Connect with us

Sport

Nuk vjen Sancho, Man Utd kërkon huazimin e Bale nga Real Madrid

Publikuar

Nuk është vetëm Jadon Sancho në radarin e Manchester United.

Nëse ylli anglez nuk arrin në Old Trafford, klubi nga Premierliga e ka gati një alternativë tjetër.

“Sky Sports News” raporton se Red Devils vazhdonë të jenë të interesuar për transferimin e Gareth Bale nga Real Madrid, transmeton lajmi.net.

Por, Manchester United e dëshiron Balen në formë të huazimit, opsion që mund të mos pranohet nga drejtuesit e klubit nga Santiago Bernabeu.

Bale ka kaluar një stinor të vështirë me Los Blancos duke bërë 20 paraqitje me 3 gola dhe 2 asistime në edicionin e kaluar.

Ai ka kontratë me Real Madridin deri më 2022. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK