Sport
Një rast pozitiv me COVID-19 në skuadrën ku luan Zeneli e Berisha

Klubi ku luan Arbër Zeneli dhe Valon Berisha përmes një njoftimi në “Twitter” treguan se një futbollist i tyre ka dal pozitiv me koronavirus, por që nuk e kanë bërë të ditur emrin e tij.
Siç njofton klubi, gjendja shëndetësore e futbollistit është e mirë dhe ai tashmë është në vetë-izolim.
Këtë të dielë, Reims luan në udhëtim te Angers në kuadër të Ligue 1. /Lajmi.net/






















