Ndryshe
Nipi i ish presidentit amerikan kërkon zhvarrosjen e eshtrave të tij

Nipi i ish presidentit amerikan Warren G Harding ka nisur një betejë ligjore për të zhvarrosur mbetjet mortore të tij për të vërtetuar se janë të lidhur.
James Blaesing i ka thënë gjykatës se dëshiron të zyrtarizojë trashëgimtarinë e tij me “siguri shkencore”.
Por, anëtarët e tjerë të familjes Harding e kanë mohuar këtë kërkesë.
Ata thonë se kanë pranuar provat e ADN-së nga nëna e z.Blaesing, Elizabeth Ann Blaesing, e cila ishte e bija e Hardingut dhe Nan Brittonit, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Hardingu, presidenti i 29 i ShBA-ve, e kishte një aferë jashtëmartesore me Brittonin para dhe gjatë presidencës së tij, mes 1921 dhe 1923.
Afera u zbulua pasi Harding vdiq nga një sulm në zemër derisa ishte në detyrë në vitin 1923. /Periskopi





















