Sport
Nga 3:0 në 3:3, Chelsea bën ‘mrekullinë’ dhe i shpëton humbjes në udhëtim te WBA

Vetë vendasit e WBA vështirë ta kenë menduar një fillim më të furishëm, duke shënuar tri gola për 27 minuta, për të krijuar epërsi prej 3:0 ndaj Chelsea.
Callum Robinson me dy gola (4’ dhe 25’) dhe Kyle Bartley me një (27’), bënë që WBA të shkoi me epërsi prej 3:0 në pushimin e pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Frank Lampard filloi me zëvendësime, të cilat edhe kthyen skuadrën në lojë, por nuk e shpëtuan nga humbja.
Mason Mount në minutën e 55’, shënoi golin e parë për Chelsean në këtë ndeshje.
Rezultatin në 2:3 e ngushtoi sulmuesi Callum Hudson-Odoi, shkruan lajmi.net.
Chelsea nuk u dorëzua deri në fund, dhe në minutën e 94′ arriti barazimin në 3:3, me golin e Callum Hudson-Odoi.
Në fund, WBA 3:3 Chelsea./Lajmi.net/






















