Sport
Neymar kalon koronavirusin, rikthehet në stërvitje me PSG

Kështu argjentinasi Di Maria është në dispozicion të tij prej 3-4 ditësh dhe pritet të luajë nga minuta e parë në fundjavë ndaj Marseille, ndërsa së fundi edhe braziliani Neymar ia ka dalë të mposhtë koronavirusin.
Ka qenë vetë ylli i klubit francez, që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, konfirmoi se ka rezultuar negativ në dy testet e fundit dhe i është rikthyer stërvitjes me PSG-në, ndonëse është gati e pamundur të mendohet një aktivizim i tij për sfidën e të dielës në mbrëmje.
Kjo pasi braziliani vjen pas disa ditësh pushime dhe nuk ka formën e duhur fizike, ndonëse Tuchel mund të zgjedhë ta mbajë në pankinë, me qëllim që ta aktivizojë në lojë e sipër, nëse do të jetë nevoja.
Ndërkohë Navas e Paredes gjithashtu janë rikthyer në stërvitje, kurse Icardi, Mbappe e Marquinhos, vijojnë karantinën dhe besohet se vetëm javën e ardhshme mund të jenë gati të nisin stërvitjen. /Lajmi.net/






















